Jump to content

Energy Star

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Marka e shërbimit Energy Star që nga viti 2003. Mund të gjendet në produkte të çertifikuara me efiçiencë energjetike, shtëpi, ndërtesa tregtare dhe impiante industriale.

Energy Star (e markës tregtare ENERGY STAR) është një program i drejtuar nga Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit dhe Departamenti i Energjisë i SHBA-së që promovon efiçiencën e energjisë.[1] Programi ofron informacion mbi konsumin e energjisë të produkteve dhe pajisjeve duke përdorur metoda të ndryshme të standardizuara. Etiketa Energy Star[2] gjendet në më shumë se 75 kategori të ndryshme produktesh të çertifikuara, shtëpi, ndërtesa tregtare dhe impiante industriale. Në Shtetet e Bashkuara, etiketa Energy Star shfaqet gjithashtu në etiketën e pajisjes Energy Guide të produkteve të kualifikuara.

Elementet e Programit Energy Star po zbatohen në Japoni, Tajvan, Zvicër si dhe në Kanada.[3] Në vitin 2018, skadoi marrëveshja 15-vjeçare me Bashkimin Evropian.[4] Një marrëveshje e mëparshme me Shoqatën Evropiane të Tregtisë së Lirë[3] ka skaduar.

  1. ^ "Energy Star Overview". www.energystar.gov (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 2021-01-02. Marrë më 2017-10-25.
  2. ^ Consortium for Energy Efficiency. "National Awareness of Energy Star for 2016" (PDF). Arkivuar (PDF) nga origjinali më 2021-01-03. Marrë më 2017-10-25. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b U.S. EPA. "Energy Star international partners". Arkivuar nga origjinali më 2018-11-27. Marrë më 2021-02-10. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "EU Energy Star". Arkivuar nga origjinali më 2021-02-11. Marrë më 2021-02-10. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)