Jump to content

Aston Villa F.C.: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari Advanced mobile edit
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari Advanced mobile edit
Rreshti 116: Rreshti 116:
Aston Villa ishte një nga klubet themelues të Premier Ligës në vitin 1992, si dhe një nga tre klubet që kanë theneluar Ligën e Futbollit në vitin 1888 dhe Premier Ligën, sëbashku me Blackburn Rovers dhe Evertonin. Klubi e mbylli sezonin e parë në vendin e dytë nën drejtimin e trajnerit [[Ron Atkinson]]. Megjjthatë, ekipi triumfoi në Kupën e Ligës në vitin 1994, duke mposhtur Manchester United 3–1 në finale. Në nëntor 1994, Atkinson u zëvëndësua nga [[Brian Little]] për mungesë rezultatesh. Little krijoi një ekip të rinjsh, pjesë e së cilës ishin [[Gareth Southgate]], [[Steve Staunton]], [[Ian Taylor]] dhe [[Dwight Yorke]]. Në vitin 1996, klubi e fitoi Kupën e Ligës për herë të 5të, duke mposhtur [[Leeds United F.C.|Leeds United]] me rezultatin 3–0 në finale.
Aston Villa ishte një nga klubet themelues të Premier Ligës në vitin 1992, si dhe një nga tre klubet që kanë theneluar Ligën e Futbollit në vitin 1888 dhe Premier Ligën, sëbashku me Blackburn Rovers dhe Evertonin. Klubi e mbylli sezonin e parë në vendin e dytë nën drejtimin e trajnerit [[Ron Atkinson]]. Megjjthatë, ekipi triumfoi në Kupën e Ligës në vitin 1994, duke mposhtur Manchester United 3–1 në finale. Në nëntor 1994, Atkinson u zëvëndësua nga [[Brian Little]] për mungesë rezultatesh. Little krijoi një ekip të rinjsh, pjesë e së cilës ishin [[Gareth Southgate]], [[Steve Staunton]], [[Ian Taylor]] dhe [[Dwight Yorke]]. Në vitin 1996, klubi e fitoi Kupën e Ligës për herë të 5të, duke mposhtur [[Leeds United F.C.|Leeds United]] me rezultatin 3–0 në finale.


Pas një rënje në formë, Ellis shkarkoi Little në shkurt 1998 dhe e zëvëndësoi me John Gregory, i cili ashtu si Little kishte luajtur më parë me klubin. Në verën e vitit 1998, Yorke u shit te Manchester United për 12.6 milion £. Nën drejtimin e Gregory, a u rendit në pjesën e sipërme të tabelës në katër sezone rresht. Klubi gjithashtu arriti finalen e Kupës FA në vitin 2000, duke pasur në ekip lojtarë si [[David James]], [[Dion Dublin]], [[Paul Merson]] dhe [[Gareth Barry]]. Megjjthatë, ekipi nuk e kishte cilësinë e mjaftueshme për t'u kualifikuar në Ligën e Kampioneve. Në fund të sezonit, kapiteni i ekipit Gareth Southgate i kërkoi klubit largimin, duke deklaruar: "Nëse dua të arrij në karrierë, duhet të largohem."<ref>{{cite news|title=Southgate wants to quit Villa|url=http://news.bbc.co.uk/1/hi/euro2000/teams/england/782259.stm|publisher=BBC Sport|language=en|date=8 qershor 2000|access-date=26 shkurt 2008|archive-date=12 qershor 2018|archive-url=https://web.archive.org/web/20180612152708/http://news.bbc.co.uk/1/hi/euro2000/teams/england/782259.stm|url-status=live}}</ref> Trajneri Gregory publikisht e kritikoi klubin për mungesën e investimeve. Marrëdhënja e tij me bordin u prish dhe në janar 2002 ai dha dorëheqjen.
Pas një rënje në formë, Ellis shkarkoi Little në shkurt 1998 dhe e zëvëndësoi me John Gregory, i cili ashtu si Little kishte luajtur më parë me klubin. Në verën e vitit 1998, Yorke u shit te Manchester United për 12.6 milion £. Nën drejtimin e Gregory, a u rendit në pjesën e sipërme të tabelës në katër sezone rresht. Klubi gjithashtu arriti finalen e Kupës FA në vitin 2000, duke pasur në ekip lojtarë si [[David James]], [[Dion Dublin]], [[Paul Merson]] dhe [[Gareth Barry]]. Megjjthatë, ekipi nuk e kishte cilësinë e mjaftueshme për t'u kualifikuar në Ligën e Kampioneve. Në fund të sezonit, kapiteni i ekipit Gareth Southgate i kërkoi klubit largimin, duke deklaruar: "Nëse dua të arrij në karrierë, duhet të largohem."<ref>{{cite news|title=Southgate wants to quit Villa|url=http://news.bbc.co.uk/1/hi/euro2000/teams/england/782259.stm|publisher=BBC Sport|language=en|date=8 qershor 2000|access-date=26 shkurt 2008|archive-date=12 qershor 2018|archive-url=https://web.archive.org/web/20180612152708/http://news.bbc.co.uk/1/hi/euro2000/teams/england/782259.stm|url-status=live}}</ref> Trajneri Gregory publikisht e kritikoi klubin për mungesën e investimeve. Marrëdhënja e tij me bordin u prish dhe në janar 2002 ai dha dorëheqjen.


==Referimet==
==Referimet==

Versioni i datës 9 korrik 2024 02:12

Aston Villa
Emri i plotëAston Villa Football Club
Pseudonimi(et)The Villans
The Lions
Themeluar1874; 150 vite më parë
StadiumiVilla Park
Kapaciteti42,657[1]
PronarëtV Sports (Nassef Sawiris, Wes Edens & Atairos)
PresidentiNassef Sawiris[2]
TrajnerUnai Emery
LigaPremier League
2023–244të nga 20
Faqja zyrtareFaqja zyrtare e klubit
Ngjyra shtëpi
Ngjyra jashtë
Ngjyra e tretë
Sezoni aktual

Aston Villa Football Club, i njohur thjesht si Aston Villa është një klub profesionist anglez futbolli me seli në Aston, Birmingham. Klubi u themelua në vitin 1874 dhe aktualisht luan në Premier Ligë, liga elitare e futbollit anglez. Klubi i luan ndeshjet si vendas në Villa Park që nga viti 1897. Aston Villa është një nga klubet më të vjetër dhe të suksesshëm të Anglisë, duke fituar kampionatin shtatë herë, kupën kombëtare shtatë herë, kupën e ligës pesë herë si dhe Kupën Evropiane dhe Superkupën Evropiane nga një herë.[3]

Aston Villa ka qenë një nga klubet kryesore angleze që nga vitet 1880, kur ekipi i saj ishte pionier i lojës moderne të pasimeve.[4] Ky stil i shkurtër dhe i shpejtë i kombinimit të pasimeve u prezantua nga skocezi George Ramsay, i cili u emërua si trajneri i parë profesionist i futbollit në botë në vitin 1886.[5] Klubi pati ndikim në lëvizjen e sportit drejt profesionalizmit në vitin 1885, dhe ishte një drejtor i klubit, William McGregor, i cili themeloi Ligën e parë të Futbollit në botë në vitin 1888.[6]

Gjatë kohës së tij në klub, George Ramsay fitoi gjashtë kampionate dhe gjashtë kupa kombëtare, duke e bërë Aston Villën klubin më të suksesshëm në Angli, një status që e mbajti deri në vitet 1970'. Në sezonin 1930–31, Villa shënoi 128 gola në kampionat, një rekord që qëndron edhe në ditët e sotme.[7] Klubi pësoi një rënje gjatë viteve 1930', e cila vazhdoi në dekadat e ardhshme dhe kulmoi me rënjen e klubit në kategorinë e tretë për herë të parë dhe të vetme në histori në sezonin 1969–70. Villa u rikthye në elitë në mesin e viteve 1970' nën drejtimin e trajnerit Ron Saunders, i cili udhëhoqi klubin drejt kampionatit të 7të në histori në sezonin 1980–81. Një sezon më pas, Villa u bë klubi i katërt anglez që fiton Kupën Evropiane, duke regjistruar suksesin e parë kontinental. Pas kësaj, ata fituan Superkupën Evropiane.

Aston Villa ishte një anëtar themelues i Premier Ligës në vitin 1992, dhe është një nga vetëm tre klubet që kanë qenë anëtarë themelues të Ligës së Futbollit dhe Premier Ligës. Klubi kualifikohej rregullisht në kompeticionet evropiane në vitet 1990', por pas kësaj klubi e pati të vështirë të konkuronte në elitë, duke bërë që Doug Ellis t'i shiste aksionet e tij miliarderit amerikan Randy Lerner. Klubi ra për herë të parë nga Premier Liga në sezonin 2015–16 dhe u rikthye në vitin 2019.

Rivali kryesor i Villës është Birmingham City, klubi tjetër nga Birminghami. Këto dy klube janë ndeshur për herë të parë në vitin 1879 dhe ndeshjet titullohen Second city derby.[8] Një tjetër klub rival është West Bromwich Albion. Villa ka shpenzuar gjithsej 110 sezone në elitë, duke qënë klubi i dytë me më shumë sezone. Gjithsej, klubi ka prodhur 77 lojtar që kanë luajtur në kombëtaren angleze.

Historia

1874−1886: Themelimi dhe dominimi i hershëm

Aston Villa Football Club besohet të jetë krijuar më 21 nëntor 1874 nga anëtarët e Kishës Villa Cross Wesleyan në Handsworth, e cila tashmë është pjesë e Birminghamit. Katër anëtarët që krijuan klubin ishin Jack Hughes, Frederick Matthews, Walter Price dhe William Scattergood.[9] Të katërt anëtarët, të cilët ishin pjesë e ekipit të kriket të kishës, ishin duke kërkuar për mënyra se si të qëndronin në formë gjatë dimrit.[10] Ndeshja e parë në histori e Aston Villës ishte kundër ekipit të regbisë së Aston Brook St Mary's. Si kusht për ndeshjen, Aston Villa ra dakord për të luajtur pjesën e parë me rregullat e regbisë dhe pjesën e dytë me rregullat e futbollit; ata fituan 1–0.[11]

Fati i klubit ndryshoi në vitin 1876 kur një skocez i ri i quajtur George Ramsay kaloi rastësisht në Aston Park ku ekipi i Aston Villës po kryente stërvitje. Lojtarët i kërkuan atij të bënte xhonglime me top dhe ata u befasuan nga aftësitë e tij; ata nuk kishin parë një person të luante si Ramsay më përpara. Lojtarët më pas e rrethuan atë dhe e ftuan t'i bashkohej klubit dhe të bëhej kapiteni i tyre.[12] Ramsay fitoi famë të menjëherëshme pas kësaj. Spektatorët filluan të ndiqnin ndeshjet e Villës për shkak të tij. Ramsay, përveç se mori shiritin e kapitenit, u vendos edhe në krye të stërvitjes.[13] Ramsay u ndikua nga klubi skocez, Queen's Park, i cili ishte pionier i asaj që u bë e njohur si 'futbolli i kombinuar' në vendlindjen e tij Glasgow; loja e ndërlikuar e pasimeve që ai prezantoi ishte një lëvizje revolucionare për një klub anglez në fund të viteve 1870'.[14][15]

Aston Villa filloi të bëhej një nga klubet më të mira në Midlands, duke fituar trofeun e parë në histori, Birmingham Senior Cup, në vitin 1880. Ata e fituan këtë trofe edhe 9 herë të tjera në 12 sezonet e ardhshme.[16]

1886–1914: Epoka e artë viktoriane dhe eduardiane

Pas profesionalizimit të futbollit në vitin 1885, klubi vendosi që kishte nevojë për një trajner me kohë të plotë të paguar. Reklama e mëposhtme u vendos në gazetën Birmingham Daily Gazette në qershor 1886:

“Kërkohet: trajner për klubin e futbollit Aston Villa, të cilit do t'i kërkohet të kushtojë gjithë kohën e tij nën drejtimin e komitetit. Paga 100 £ në vit. Aplikimet me referencë duhet të bëhen jo më vonë se 23 qershor Kryetarit të Komitetit, Aston Villa Club House, 6 Witton Road, Aston'

Villa mori 150 aplikantë për këtë rol, por me lidhjen e tij të fortë me klubin George Ramsay ishte zgjedhja dërrmuese e anëtarësisë. Kështu më 26 qershor 1886, Aston Villa emëroi atë që është përshkruar si trajnerin e parë profesionist të futbollit në botë.[17]

Në sezonin e ardhshëm Aston Villa u bë ekipi i parë i Midlands që fiton Kupën FA në vitin 1887. Kapiteni i ekipit, sulmuesi skocez i fuqishëm Archie Hunter, u bë një nga emrat kryesor të futbollit anglez, duke u bërë lojtari i parë që shënonte në çdo raund të këtij kompeticioni. Aston Villa ishte gjithashtu një nga shumë ekipet që morën pjesë në edicionin e parë të Ligës së Futbollit (Football League); një nga drejtorët e klubit, William McGregor, ishte një nga themeluesit e ligës. Pasi futbolli u bë profesionist në vitin 1885, klubi kishte nevoj për të ardhura të rregullta për të paguar pagat e futbollistëve. Ndeshjet miqësore u anulluan rregullisht për shkak të kalendarit të ekipit kundërshtar ose zgjedhjes së tyre për të luajtur një ndeshje tjetër me një përfitim më të madh financiar.[18][19] McGregor mori masa pasi pa që ndeshjet e klubit u anulluan për pesë të shtuna rresht, duke shkaktuar zhgënjim te tifozët e klubit.[19] Në mars 1888, ai i shkroi komitetit të klubit të tij, Aston Villa, si dhe atyre të Blackburn RoversBolton WanderersPreston North End dhe West Bromwich Albion,[20] duke sugjeruar krijimin e një lige që do të siguronte një numër ndeshje të garantuara për klubet anëtare të saj çdo sezon.[21][22] Pas dy takimeve ndërmjet përfaqësuesve të klubeve kryesore, sezoni i parë i Ligës së Futbollit në botë filloi në shtator 1888 me 12 klube anëtare nga Midlands dhe veriu i Anglisë: Accrington, Aston Villa, Blackburn Rovers, Bolton Wanderers, BurnleyDerby CountyEverton, Notts County, Preston North End, Stoke, West Bromwich Albion dhe Wolverhampton Wanderers.

Pavarësisht se Villa themeloi ligën, deri në vitin 1893 ata ende nuk e kishin fituar atë. Anëtari i Komitetit të klubit Frederick Rinder ishte nxitësi i një takimi të klubit në Barwick Street në shkurt 1893 që hoqi komitetin që drejtonte klubin në atë kohë. Të katërmbëdhjetë anëtarët e komitetit dhanë dorëheqjen dhe u zëvendësuan nga një komitet prej pesë vetash i udhëhequr nga Rinder pasi ai mbajti një fjalim nxitës duke kritikuar tolerancën e bordit ndaj disiplinës së keqe dhe pijeve alkoolike të lojtarëve. Në fushë, trajneri George Ramsay po formonte një skuadër që u bë e njohur për pasimet e shkurtra e të shpejta të kombinimit që e panë Villën të fitonte titullin e parë të ligës në sezonin 1893–1894; në sezonin e ardhshëm, klubi fitoi Kupën FA të dytë në histori. Kjo u pasua nga tituj të njëpasnjëshëm të ligës në sezonet 1895–96 dhe 1896–97.

Aston Villa u shfaq si klubi anglez më i suksesshëm i epokës viktoriane, duke fituar jo më pak se pesë tituj të ligës dhe tre Kupa FA deri në fund të mbretërimit të Mbretëreshës Viktoria në vitin 1901.[23] Kapiteni i ekipit gjatë kësaj epoke ishte sulmuesi i lindur në Birmingham, John Devey, i cili gëzonte një partneritet i suksesshëm me anësorin e shpejtë, Charlie Athersmith, dhe në mbrojtje ishte skocezi i ashpër James Cowan, i cili kishte një sens të pakrahasueshme të kohës dhe pritjes.[24] Në vitin 1897, viti kur Villa fitoi dopietën e titujve (kampionat dhe kupë), ata u transferuan në shtëpinë e tyre të tanishme, Aston Lower Grounds.[25] Tifozët krijuan emrin "Villa Park"; asnjë deklaratë zyrtare nuk e listonte terrenin me emrin Villa Park.[26]

Suksesi vazhdoi në epokën Eduardiane, me klubin që ngriti Kupën FA për herë të katërt në sezonin 1904–05, dhe një titull të gjashtë të ligës në sezonin 1909–1910. Një triumf i mëtejshëm i Kupës FA u arrit në prag të Luftës së Parë Botërore në vitin 1913, me klubin që për pak e humbi mundësinë për të fituar një dopietën për herë të dytë, duke përfunduar nënkampion në ligë. Lojtarët-yje gjatë kësaj epoke përfshinin Howard Spencer, mbrojtësin e kulturuar që ishte kapiteni i ekipit,[27] ashtu edhe i Anglisë, si dhe bomberat Joe Bache dhe Harry Hampton, të cilët mes tyre shënuan 382 gola.[28][29]

1920–1939: Rënja e vazhdueshme dhe rrëzimi i parë

Në janar 1920, Billy Walker shënoi një dygolësh në fitotrn 2–1 kundër Queens Park Rangers në raundin e parë të Kupës FA në debutimin e tij me klubin.[30] Pas kësaj, Walker u bë ylli i klubit në vitet 1920', duke shënuar 244 gola në 531 ndeshje.[31] Ai ishte gjithashtu kapiteni i ekipit dhe i Anglisë. George Ramsay u tërhoq nga futbolli në vitin 1926 në moshën 71 vjeç. Zëvëndësuesi i tij, Billy Smith, nuk ishte i aftë të vazhdonte suksesin e Ramsayt. Gjatë kësaj kohe, disa klube e kishin arritur nivelin e Aston Villës, përfshirë edhe Arsenali. Ekipi u rendit i dyti në kampionat në sezonet 1930–31 dhe 1932–33. Pavarësisht se titulli nuk u fitua, Villa Park ishte gjithmonë e mbushur me tifozë, të cilët argëtoheshin nga futbolli sulmues që luante ekipi. Në sezonin 1930–31, ata shënuan plot 128 gola në kampionat, duke vendosur një rekord të padikutueshëm. Qëndër-sulmuesi Tom 'Pongo' Waring shënoi plot 49 gola në atë sezon, i ndjekur nga anësori Eric Houghton i cili shënoi 30 gola.

Klubi emëroi Jimmy McMullan si trajnerin e ri të ekipit në vitin 1934, por kjo lëvizje rezuloi të ishte e gabuar, duke shkaktuar rënjen e parë nga kategoria në sezonin 1935–36 pas 48 vitesh në elitë. Villa vuajti më shumë për shkak të mbrojtjes, duke pësuar 110 gola në 42 ndeshje, 7 prej të cilave erdhën në humbjen famëkeqe 7–1 kundër Arsenalit të Ted Drake në Villa Park.[32] Gjatë atij sezoni, Villa bëri disa transferime që kushtuan gjithsej 35,000 £ me qëllim për të mos rënë nga kategoria, por afrimet e reja nuk mundën të shmangnin rënjen. Aston Villa, në atë kohë një nga klubet më të famshme dhe të suksesshme në botë, ra nga kategoria në vitin 1936.

Pas rënjes në Divizionin e Dytë, bordi i klubit riktheu ish presidentin Fred Rinder, i cili në rikthimin e tij deklaroi: "Villa ka qënë një klub i madh, është një klub i madh dhe do të jetë një klub i madh." Ai e kritikoi bordin për "neglizhencën ndaj ekipit rezervë" dhe politikës për të shpenzuar shuma të mëdha për të blerë lojtarë. Ai besonte se kjo praktikë e neglizhimit të lojtarëve të rinjë të dalë nga akademia po dëmtonte kulturën e klubit dhe stilin e lojtarëve, të cilat sëbashku me mungesën e disiplinës nga lojtarët aktual sollën rënjen nga kategoria. Veprimi i parë i Rinder pas rikthimit ishte emërimi i trajnerit progresuv Jimmy Hogan. Pas vetëm dy sezonesh, Hogan e riktheu ekipin në elitë duke fituar titullin e Divizionit të Dytë. Hogan foli për filozofinë e tij: "Unë jam mësues dhe dashamirës i futbollit kontruktiv me çdo pasim, çdo gjuajtje dhe çdo lëvizje."[33] Ai u thoshte lojtarëve të tij se "futbolli ishte si një vals vjenez, një rapsod, një-dy-tre, një-dy-tre, paso-lëviz-paso, paso-lëviz-paso."[34] Megjithatë, Lufta e Dytë Botërore i dha fund projektit të Hogan për të rikthyer klubin në majën e futbollit anglez.

1945–1961: Mediokriteti dhe pakënaqësia

Ashtu si të gjitha klubet angleze, Aston Villa humbi shtatë sezone për shkak të Luftës së Dytë Botërore. Lufta gjithashtu i dha fund disa karrierave para kohe.[35] Tifozët erdhën masivisht në stadium për të ndjekur ekipin pas luftës: 76,588 tifozë ishin të pranishëm në Villa Park për të ndjekur ndeshjen çerek-finale të Kupës FA kundër Derby County në mars 1946, e cila është pjesmarrja rekord në një ndeshje të Aston Villës në Villa Park. Ekipi i rindërua nën drejtimin e ish lojtarit Alex Massie në pjesën e mbetur të viteve 1940'. Disa nga lojtarët më të dalluar të kësaj kohe ishin Harry Parkes, i cili e shpenzoi të gjithë karrierën e tij te Villa, sulmuesi uellsian Trevor Ford dhe sulmuesi i brëndshëm Johnny Dixon. Pavarësisht kësaj, klubi e mbyllte kampionatin në mesin e tabelës në vitet 40' dhe 50', duke mos u renditur më lartë se vendi i 6të. Bordi i klubit u kritikua masivisht nga tifozët dhe shtypi, të cilët vunë në dukje mungesën e investimit te akademia e të rinjëve si dhe metodat e stërvitjes dhe blerjes së lojtarëve.[36] Në vitin 1954, Danny Blanchflower kërkoi largimin nga klubi, duke thënë se "Villa ishte dembelosur nga traditat e tij të vjetra dhe kalbësira po hante themelet dikur të forta."[37]

Pavarësisht se shpëtoi nga rënja një sezon më parë, Aston Villa fitoi trofeun e parë pas 37 vitesh në sezonin 1956–57. Klubi, i udhëhequr nga Eric Houghton, edhe ky ish lojtar, fitoi Kupën FA për herë të 7të në histori, duke mposhtur Manchester United me rezultatin 2–1 falë dopietës së anësorit Peter McParland.[38] Pavarësisht këtij suksesi, ekipi nuk pati vazhdimësi në kampionat, duke bërë që Houghton të shkarkohej në dhjetor 1958. Zëvëndësuesi i tij, Joe Mercer, nuk e shmangu rënjen e ekipit një kategori më poshtë në sezonin 1958–59. Megjithatë, klubi u rikthye në elitë vetëm pas një sezoni. Ekipi kishte në përbërje lojtarë të rinj të talentuar të quajtur 'Mercer's Minors' (Të rinjtë e Mercerit). Në sezonin e ardhshëm, Aston Villa u bë klubi i parë që fitoi Kupën e Ligës. Klubi u udhëhoq nga sulmuesi Gerry Hitchens, i cili shënoi plot 42 gola në atë sezon.[39]

1961–1974: Një tjetër rënje dhe ringjallja

Golat e Hitchens tërhoqën interesin e klubit italian Inter, të cilët në verën e vitit 1961 bënë një ofertë të madhe financiare për të blerë kartonin e anglezit. Aston Villa e pranoi ofertën e italianëve, e cila ishte 85,000 £.[40] Zëvëndësuesi i tij, Derek Dougan, nuk pati sukses dhe Villa bëri hapa mbrapa. Në korrik 1964, Mercer u detyra të jepje dorëheqjen nga futbolli pasi pësoi një goditje në tru. Tërheqja e tij sinjalizonte vetëm kohë të vështira për Aston Villën. Klubi më i suksesshëm i Anglisë kishte dështuar për t'ju përshtatur ndryshimeve moderne që futbolli po pësonte: tre nga pesë anëtarët e bordit ishin mbi 70 vjeç, klubi kishte neglizhuar rrjetin e skautëve dhe strukturën e stërvitjes si dhe po vuante financiarisht. Kjo gjë bëri që klubi të shiste sulmuesin e tyre kryesor Tony Hateley te Çelsi për 100,000 £ në tetor 1966.[41] Në mungesë të tij, Villa ra nga kategoria për herë të tretë në histori në vitin 1967. Klubi shiti edhe fushën stërvitore jashtë Villa Park, duke e lënë ekipin në pozicionin e stërvitjes në terrenet stërvitore të huazuara nga ekipet e vogla lokale.[42]

Në sezonin e ardhshëm tifozët kërkuan dorëheqjen e bordit pasi Villa e mbylli Divizionin e Dytë në vendin e 16të. Për shkak të këtij rezultati negativ dhe borxhit në rritje, bordi shkakoi trajnerin Tommy Cummings. Disa javë më pas, të pesë anëtarët e bordit dhanë dorëheqjen pas presionit të tifozëve.[43] Pas shumë spekullimesh, kontrolli i klubit u mor nga financieri londinez Pat Matthews, i cili emëroi Doug Ellis si presidentin e fi të klubit në dhjetor 1968.[43] Një nga veprimet e tyre të para ishte mbledhja e 205,835 £ në një emetim të aksioneve që fshiu borxhet e klubit. Ellis emëroi Tommy Docherty si trajnerin e ri të ekipit. Pavarësisht një suksesi në fillim, Docherty u shkarkua pas vetëm 13 muajsh. Ai u zëvëndësua nga ish kapiteni dhe trajneri i ekipit rezervë, Vic Crowe, i cili nuk e shmangu rënjen e klubit në Divizionin e Tretë për herë të parë në histori në vitin 1970.

Në sezonin e ardhshëm, Aston Villa shkaktoi një surprizë duke mposhtur Manchester United në gjysëm-finalen e Kupës së Ligës. Në finale, pavarësisht se luajti mir, ekipi u mposht nga Tottenham Hotspur me dy gola në minutat e fundit. Ekipi u ngjit në Divizionin e Dytë si kampion, duke rikthyer një njesi optimizmi dhe shprese te tifozët.[44] Jashtë fushe, bordi bleu Qëndrën Stërvitore Bodymoor Heath, e cila ishte 20 hektar. Fusha, e cila u ble në dhjetor 1971, kishte si synim për të përmirsuar akademinë e klubit dhe kushtet e stërvitjes.[45]

1974–1992: Rikthimi si klub elitar

Klubi e mbylli sezonin 1973–74 në vendin e 14të në Divizionin e Dytë. Në gusht 1974, Crowe u zëvëndësua nga Ron Saunders. Ai ishte një fanatik i fitnesit dhe metodat e tij të stërvitjes dolën të ishin efektive. Nën drejtimin e tij, klubi fitoi Kupën e Ligës dhe u rikthye në Divizionin e Parë në fund të sezonit 1974–75.[46] Një lojtar i cili kishte qënë pjesë e rënjeve dhe ngjitjeve të ekipit nëpër kategori ishte i preferuari i tifozëve Charlie Aitkin, i cili luajti 659 ndeshje si mbrojtës i majtë për klubin nga viti 1969 e deri në vitin 1976; ai është lojtati me më shumë ndeshje në historinë e klubit.[47]

Aston Villa u rendit në vendin e 4të në sezonin e parë pas rikthimit në elitë. Ata fituan Kupën e Ligës në sezonin 1976–77. Pavarësisht se Saunders po ndërtonte një ekip fitues dhe po e rikthente klubin mes më të mirave, marrëdhënja e tij me presidentin Doug Ellis ishte negative, kjo për shkak të ndërhyrjeve në çështjet e futbollit nga Ellis, të cilat Saunders nuk i pëlqente. Me kalimin e viteve, anëtarë e tjerë të bordit ishin në anën e Saunders, duke bërë që Ellis të largohej në vitin 1975. Ai u zëvëndësua nga Sir William Dugdale, i cili qëndroi në bord deri në vitin 1979 dhe u largua pas mosmarrëveshjeve me aksionerin Ron Bendall. Pas largimit të Ellis, Saunders fitoi më shumë fuqi si trajner.

Në sezonin 1980–81, Villa fitoi kampionatin e 7të në histori. Ekipi kishte në përbërje lojtarë si Gordon Cowans, Tony Morley dhe kapiteni Dennis Mortimer, të cilët e udhëhoqën klubin drejt titullit të parë kampion pas 71 vitesh. Në sezonin pasardhës, Ron Saunders dha dorëheqjen në mes të sezonit, duke surprizuar shumë tifozë dhe analistë. Në kohën e largimit të tij, Villa ishte çerek-finale të Kupës Evropiane. Saunders kishte shprehur pakënaqësinë e tij për mungesën e fondeve për të forcuar ekipin. Gjithashtu një tjetër shkak i largimit të tij ishte mos gjetja e një marrëveshjeje për kontratën e re me presidentin Ron Bendall.[48] Saunders u zëvëndësua nga ndihmësi i tij Tony Barton, i cili e udhëhoqi ekipin në finale, aty ku mposhti Bayern München 1–0 falë një goli të Peter Withe në minutën e 67të.[49] Dhjetë minuta pas nisjes, portieri titullar Jimmy Rimmer u dëmtua dhe u zëvendësua nga Nigel Spink, i cili deri në atë moment kishte luajtur vetëm një ndeshje me ekipin e parë.[50] Spink luajti mirë, duke e mbajtur portën e paprekur. Villa u bë klubi i katërt anglez që fiton Kupën Evropiane.[51]

Në sezonin e ardhshëm, Villa u eliminua në çerek-finale të Kupës Evropiane nga Juventusi, duke mos e mbrojtur titullin. Megjithatë, ata fituan Superkupën Evropiane kundër Barcelonës.[52] Kjo ishte kulmi i Villës, që në mes të viteve 1980' filloi të pësonte rënje. Doug Ellis u rikthye në klub si pronar dhe aksioner kryesor në nëntor 1982. Klubi u godit nga borxhe të mëdha dhe policia ngeu pyetje në lidhje me aktivitetin financiar në lidhje me ndërtimin e tribunës së veriut në Villa Park nga viti 1980 e deri në vitin 1982. Shuma e ndërtimit ishte 1.3 milion £ por një hetim i brëndshëm zbuloi se shuma e vërtetë ishte 700,000 £.[53] Një raport i mëvonshëm nga kontabilistët Deloitte zbuloi se kishte "shkelje serioze të kodeve të rekomanduara të praktikës dhe mbikëqyrje të dobët të sajtit". Ellis menjëherë u përpoq të reduktonte shpenzimet e përgjithshme të klubit. Ai i informoi lojtarët se duhej të bënin shkurtime pagash dhe i tha trajnerit Tony Barton se ekipi kishte nevojë të reduktohej.[54] Skuadra e Saunders u shpërbë dhe nuk u zëvendësua në mënyrë adekuate, duke kulmuar me rënien e klubit në vitin 1987, vetëm pesë vjet pasi ishte shpallur kampion evrope.[55]

Megjithatë, Villa u rikthye në elitë pasi u rendit në vendin e dytë në Divizionin e Dytë në sezonin 1989–90. Ekipi i udhëhequr nga trajneri Graham Taylor kishte në përbërje lojtarë si Paul McGrath, Tony Daley dhe David Platt. Pas këtij suksesi, Taylor u largua nga Villa dhe u bë trajner i kombëtares angleze.[56]

1992–2016: 24 vite në Premier Ligë

Aston Villa ishte një nga klubet themelues të Premier Ligës në vitin 1992, si dhe një nga tre klubet që kanë theneluar Ligën e Futbollit në vitin 1888 dhe Premier Ligën, sëbashku me Blackburn Rovers dhe Evertonin. Klubi e mbylli sezonin e parë në vendin e dytë nën drejtimin e trajnerit Ron Atkinson. Megjjthatë, ekipi triumfoi në Kupën e Ligës në vitin 1994, duke mposhtur Manchester United 3–1 në finale. Në nëntor 1994, Atkinson u zëvëndësua nga Brian Little për mungesë rezultatesh. Little krijoi një ekip të rinjsh, pjesë e së cilës ishin Gareth SouthgateSteve StauntonIan Taylor dhe Dwight Yorke. Në vitin 1996, klubi e fitoi Kupën e Ligës për herë të 5të, duke mposhtur Leeds United me rezultatin 3–0 në finale.

Pas një rënje në formë, Ellis shkarkoi Little në shkurt 1998 dhe e zëvëndësoi me John Gregory, i cili ashtu si Little kishte luajtur më parë me klubin. Në verën e vitit 1998, Yorke u shit te Manchester United për 12.6 milion £. Nën drejtimin e Gregory, a u rendit në pjesën e sipërme të tabelës në katër sezone rresht. Klubi gjithashtu arriti finalen e Kupës FA në vitin 2000, duke pasur në ekip lojtarë si David JamesDion DublinPaul Merson dhe Gareth Barry. Megjjthatë, ekipi nuk e kishte cilësinë e mjaftueshme për t'u kualifikuar në Ligën e Kampioneve. Në fund të sezonit, kapiteni i ekipit Gareth Southgate i kërkoi klubit largimin, duke deklaruar: "Nëse dua të arrij në karrierë, duhet të largohem."[57] Trajneri Gregory publikisht e kritikoi klubin për mungesën e investimeve. Marrëdhënja e tij me bordin u prish dhe në janar 2002 ai dha dorëheqjen.[58]

Referimet

  1. ^ "Premier League Handbook 2022/23" (PDF) (në anglisht). Premier League. fq. 8. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 5 gusht 2022. Marrë më 11 prill 2023.
  2. ^ "Aston Villa: Wes Edens & Nassef Sawiris to make 'significant investment' in club" (në anglisht). BBC Sport. Arkivuar nga origjinali më 18 prill 2019. Marrë më 25 maj 2019.
  3. ^ "All Time English Trophy Winners". Myfootballfacts.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 9 qershor 2022. Marrë më 20 korrik 2022.
  4. ^ Ward, Adam; Griffin, Jeremy; f. 161.
  5. ^ "10 Oldest Clubs in the Football League". SQaF (në anglisht). 20 shkurt 2022. Arkivuar nga origjinali më 15 shtator 2022. Marrë më 20 korrik 2022.
  6. ^ "William McGregor". Spartacus Educational (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 23 dhjetor 2022. Marrë më 9 janar 2023.
  7. ^ "Aston Villa" (në anglisht). Goal.com. Arkivuar nga origjinali më 11 korrik 2011. Marrë më 20 gusht 2010.
  8. ^ Matthews, Tony (2000). "Aston Villa". The Encyclopedia of Birmingham City Football Club 1875–2000 (në anglisht). Cradley Heath: Britespot. fq. 17. ISBN 978-0-9539288-0-4.
  9. ^ Club, Aston Villa Football. "Aston Villa Football Club | The official club website". Aston Villa Football Club (në anglisht). Marrë më 1 mars 2024.
  10. ^ Nick McCarthy (26 nëntor 2007). "Cup presented to Aston Villa founder member Jack Hughes is back with his family". Birmingham Mail (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 25 janar 2012. Marrë më 21 korrik 2009.
  11. ^ Ward, Adam; Griffin, Jeremy; f. 6.
  12. ^ "Mens | AVFC" (në anglisht). Aston Villa F.C. Arkivuar nga origjinali më 19 shtator 2020. Marrë më 22 qershor 2022.
  13. ^ "George Ramsay" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 21 nëntor 2021. Marrë më 22 qershor 2022.
  14. ^ Michael Grant; Rob Robertson (2011). The Management: Scotland's Great Football Managers (në anglisht). Edinburgh: Birlinn. ISBN 978-1-78027016-6.
  15. ^ Graham McColl (1998). Aston Villa: 1874-1998 (në anglisht). Hamlyn. ISBN 0600595293.
  16. ^ "Aston Villa Hall of Fame" (në anglisht). Aston Villa F.C. Arkivuar nga origjinali më 15 tetor 2007.
  17. ^ John Lerwill (2009). The Aston Villa Chronicles 1874-1924 (në anglisht). Aston Villa Ltd. fq. 198. ISBN 9780956286109.
  18. ^ Phil Soar; Martin Tyler. Encyclopedia of British Football (në anglisht). fq. 162.
  19. ^ a b Hunter Davies (2003). Boots, Balls and Haircuts: An Illustrated History of Football from Then to Now (në anglisht). Cassell Illustrated. fq. 39–41. ISBN 1-84403-261-2.
  20. ^ Bryon Butler (1987). The Football League 1888–1988 The Official Illustrated History (në anglisht). Macdonald Queen Anne Press. fq. 11. ISBN 0-356-15072-0.
  21. ^ "Football League". 11v11 (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 1 korrik 2022. Marrë më 6 qershor 2024.
  22. ^ "The Founding of the Football League" (në anglisht). Scottish Football Museum. Arkivuar nga origjinali më 6 dhjetor 2023. Marrë më 6 qershor 2024.
  23. ^ Ward, Adam; Griffin, Jeremy; f. 192.
  24. ^ Peter Morris (1974). Aston Villa The First 100 Years (në anglisht).
  25. ^ Ward, Adam; Griffin, Jeremy; f. 33–36.
  26. ^ Hayes, Dean; f. 170.
  27. ^ "Howard Spencer" (në anglisht). England Football Online. Marrë më 17 dhjetor 2017.
  28. ^ "England players: Joe Bache". englandfootballonline (në anglisht). 19 shkurt 2016. Marrë më 25 shtator 2018.
  29. ^ "Harry Hampton, Aston Villa and the First World War" (në anglisht). Football and the First World War. Marrë më 24 nëntor 2017.
  30. ^ "ABOUT Billy Walker". lerwill-life.org.uk (në anglisht). Marrë më 15 dhjetor 2022.
  31. ^ "Billy Walker". englandstats.com (në anglisht). Marrë më 29 shtator 2022.
  32. ^ Ward, Adam; Griffin, Jeremy; f. 71.
  33. ^ "'He'd get you doing stepovers' The intriguing story of an unappreciated Aston Villa legend" (në anglisht). Birmingham Mail. 26 nëntor 2018. Arkivuar nga origjinali më 24 dhjetor 2021. Marrë më 24 dhjetor 2021.
  34. ^ "Jimmy Hogan: The Englishman who inspired the Magical Magyars" (në anglisht). BBC Sport. Arkivuar nga origjinali më 24 dhjetor 2021. Marrë më 24 dhjetor 2021.
  35. ^ Ward, Adam; Griffin, Jeremy; f. 75.
  36. ^ John Lerwill (2012). Aston Villa The First Superclub (në anglisht). Unknown Publisher. fq. 209. ISBN 978-0-9569833-1-2.
  37. ^ John Lerwill (2012). Aston Villa The First Superclub (në anglisht). Unknown Publisher. fq. 213. ISBN 978-0-9569833-1-2.
  38. ^ Ward, Adam; Griffin, Jeremy; f. 86–87.
  39. ^ Ward, Adam; Griffin, Jeremy; f. 93.
  40. ^ "Goal.com's Top 50 English Players: Gerry Hitchens (47)" (në anglisht). Goal.com. 30 prill 2009. Marrë më 15 nëntor 2012.
  41. ^ "Notts County legend Tony Hateley was front page news in the Post in June 1963" (në anglisht). Nottingham Post. 8 qershor 2013. Arkivuar nga origjinali më 19 shkurt 2014. Marrë më 2 shkurt 2014.
  42. ^ Gary James (2010). Joe Mercer Football with a Smile (në anglisht). James Ward. fq. 140. ISBN 978-0-9558127-4-3.
  43. ^ a b Ward, Adam; Griffin, Jeremy; f. 100.
  44. ^ Ward, Adam; Griffin, Jeremy; f. 106.
  45. ^ Richarf Sydenham (2018). Ticket to the Moon (në anglisht). deCoubertin Books. fq. 19. ISBN 978-1-909245-76-1.
  46. ^ Ward, Adam; Griffin, Jeremy; f. 111.
  47. ^ "Aston Villa legend Aitken dies, aged 81" (në anglisht). BBC Sport. 30 tetor 2023. Marrë më 30 tetor 2023.
  48. ^ Richard Sydenham (2018). Ticket to the Moon (në anglisht). deCoubertin Books. fq. 155. ISBN 978-1-909245-76-1.
  49. ^ "1981/82: Withe firma il trionfo del Villa" (në italisht). UEFA. Marrë më 8 korrik 2024.
  50. ^ "Jimmy Rimmer: Profile". arsenal.com (në anglisht). Arsenal F.C. Arkivuar nga origjinali më 8 shtator 2010.
  51. ^ "How Aston Villa won the European Cup (and were then relegated five years later)" (në anglisht). The Guardian. 26 maj 2016. Marrë më 27 maj 2016.
  52. ^ Paul Doyle (22 janar 2016). "Golden Goal: Ken McNaught for Aston Villa v Barcelona (1982 Super Cup)" (në anglisht). The Guardian. Marrë më 8 dhjetor 2018.
  53. ^ Hayes, Dean, f.172
  54. ^ Richard Sydenham (2018). Ticket to the Moon (në anglisht). deCoubertin Books. ISBN 978-1-909245-76-1.
  55. ^ Ward, Adam; Griffin, Jeremy; f. 148.
  56. ^ Ward, Adam; Griffin, Jeremy; f. 155.
  57. ^ "Southgate wants to quit Villa" (në anglisht). BBC Sport. 8 qershor 2000. Arkivuar nga origjinali më 12 qershor 2018. Marrë më 26 shkurt 2008.
  58. ^ "Aston Villa". Football Club History Database (në anglisht). Richard Rundle. Arkivuar nga origjinali më 29 dhjetor 2012. Marrë më 19 mars 2012.