Gjyqi i Hoxhë Lipovicës: Stojkoviqi ma vrau babën, vëllain dhe nipin

Në radhën e personaliteteve të shquara të përpjekjeve për çlirim e bashkim kombëtar të kësaj hapësire, ishte edhe Mulla Jusufi nga fshati Lipovicë i Gjilanit, i cili njihej si Hoxhë Lipovica. 

Historiani Aliriza Selmani thotë se personalitetet e tilla, të cilët me përkushtim të lartë luftuan për lirinë dhe fatin e kombit, pa u ligështuar asnjëherë për fatin personal dhe të familjes, kanë merita të veçanta.

Selmani ka botuar së fundi edhe një monografi për Hoxhë Lipovicën, të cilin e cilëson si një nga atdhetarët më të devotshëm të çështjes kombëtare. “Jeta e Hoxhë Lipovicës paraqet modelin më të lartë të përpjekjeve në luftën për atdhe të lirë e të bashkuar”, thotë Selmani.